Ushtria izraelite thotë se në 24 orët e fundit nisi tri valë të mëdha sulmesh

Ushtria izraelite tha se Izraeli ka nisur “tri valë të mëdha sulmesh” kundër Iranit në 24 orët e fundit. Vala e parë sipas IDF-së ndodhi gjatë natës, ku avionët luftarakë izraelitë goditën rreth 40 objektiva në zonën e Teheranit. Ushtria njoftoi se vala e dytë ishte pasdite me sulme që synonin 20 objektiva ushtarake dhe…

Bota

18/06/2025 22:47

Ushtria izraelite tha se Izraeli ka nisur “tri valë të mëdha sulmesh” kundër Iranit në 24 orët e fundit.

Vala e parë sipas IDF-së ndodhi gjatë natës, ku avionët luftarakë izraelitë goditën rreth 40 objektiva në zonën e Teheranit.

Ushtria njoftoi se vala e dytë ishte pasdite me sulme që synonin 20 objektiva ushtarake dhe të sigurisë në zonën e Teheranit, raporton BBC.

Ndërkaq, vala e tretë e sulmeve ndodhi pak kohë më parë dhe është e përqëndruar në perëndim të Iranit.

“Avionët po synojnë operativët që përpiqen të rihyjnë dhe të largojnë municionet nga vendet që u goditën më parë”, thotë IDF.