Po endej rrugëve me armë në brez, Policia prangos të dyshuarin në Prishtinë dhe i konfiskon armën

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person për posedim të armës së zjarrit në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. I dyshuari është ndaluar dhe kontrolluar, më rrugën “Nekibe Kelmendi” dhe të njëjtit i është gjetur ( në brez) dhe konfiskuar një armë…

Lajme

18/06/2025 14:58

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person për posedim të armës së zjarrit në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I dyshuari është ndaluar dhe kontrolluar, më rrugën “Nekibe Kelmendi” dhe të njëjtit i është gjetur ( në brez) dhe konfiskuar një armë zjarri.

“Pas pranimit të një informacioni nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në rrugë operative, se një person dyshohet për posedim të armës së zjarrit, Njësiti i Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, menjëherë ka ndërmarrë një aksion që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor jugu në Prishtinë po merren me rastin. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/