Një veturë godet një këmbësore në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në këtë aksident, një veturë ka goditur një këmbësore, pasojë e së cilës kjo e fundit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Në këtë aksident, një veturë ka goditur një këmbësore, pasojë e së cilës kjo e fundit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.