Legjenda e gazetarisë argjentinase, 91-vjeçari merr përgjigjen që askush tjetër nuk e mori për Messin
Një legjendë e Argjentinës, ishte i pranishëm në koferencën për media para ndeshjes me Jordaninë, e fundit për fazën e grupeve të Kupës së Botës. Gazetari 91-vjeçar, Macaya Marquez befasoi të gjithë në sallë, duke raportuar për herë të 18-të nga një Kupë Bote. Madje ai mori një përgjigjje që askush nuk e ka marr,…
Sport
Një legjendë e Argjentinës, ishte i pranishëm në koferencën për media para ndeshjes me Jordaninë, e fundit për fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Gazetari 91-vjeçar, Macaya Marquez befasoi të gjithë në sallë, duke raportuar për herë të 18-të nga një Kupë Bote.
Madje ai mori një përgjigjje që askush nuk e ka marr, lidhur me Lionel Messin.
Pyetja e tij drejtuar trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni ishte se a do të luaj Messi ndaj Jordanisë.
“Zakonisht nuk do t’i përgjigjesha asnjë gazetari për këtë çështje në këtë moment… por meqë pyetja vjen nga ju, po ju them: Messi nuk do ta nisë ndeshjen si titullar. Kam shumë respekt për ju. Jam krenar që ju shoh këtu.”, ishte përgjigjja e Scalonit.
Kujtojmë që messi në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës, ndaj Algjerisë dhe Austrisë shënoi pesë gola dhe theu rekordin si golashenuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës, me 18 gola aktualisht.