Ramadani: Raporti i ZKA-së zbulon “vjedhje e zhvatje në tendera” tek MPB, përgjegjës ligjërisht Sveçla – nëse nuk e dërgon Auditori, do ta dërgoj unë në Prokurori
Deputeti në ardhje i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka njoftuar se do ta dërgojë në Prokurori raportin e Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse kjo nuk është bërë tashmë nga Auditori. “Nëse Auditori nuk e ka dërguar në Prokurori (e që do të duhej ta bënte!) do ta dërgoj…
Lajme
Deputeti në ardhje i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka njoftuar se do ta dërgojë në Prokurori raportin e Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse kjo nuk është bërë tashmë nga Auditori.
“Nëse Auditori nuk e ka dërguar në Prokurori (e që do të duhej ta bënte!) do ta dërgoj unë vet. Keqpërdorimi NUK FALET!”, ka shkruar Ramadani, transmeton lajmi.net.
Ai ka pretenduar se raporti evidenton “vjedhje, keqmenaxhim, zhvatje në tendera dhe shkatërrim të dinjitetit të policit”, duke shtuar se gjetjet kanë të bëjnë vetëm me kontratat e paklasifikuara.
“Raporti për vitin 2025 dëshmon vjedhje, keqmenaxhim, zhvatje në tendera dhe shkatërrim të dinjitetit të policit. Nuk duhet lejuar që ky raport të harrohet në sirtarë. Çdo gjetje duhet të adresohet para drejtësisë”, ka theksuar ai.
Ramadani ka shtuar se Auditori i Përgjithshëm, sipas tij, “e përcakton qartë se kush është përgjegjës ligjërisht”, duke përmendur ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë: