Zgjedhjet lokale- Deri më tani asnjë parti nuk e ka njoftuar KQZ-në për koalicion

Deri më tani askush prej partive politike nuk e ka njoftuar KQZ-në se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë përmes ndonjë koalicionin. Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka treguar se afati i fundit për certifikimin e koalicioneve është data 23 qershor. “Është duke u zhvilluar…

Lajme

17/06/2025 13:17

Deri më tani askush prej partive politike nuk e ka njoftuar KQZ-në se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë përmes ndonjë koalicionin.

Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka treguar se afati i fundit për certifikimin e koalicioneve është data 23 qershor.

“Është duke u zhvilluar periudha për partitë politike për deklarim se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhje Lokale përmes koalicionit apo se nuk duan të marrin pjesë në këto zgjedhje. Periudhë ka filluar më 9 qershor dhe do të pëfundojë më 23 qershor 2025. Deri më tani, asnjë parti politike nuk ka njoftuar KQZ-së, respektivisht respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka treguar se deri më sot vetëm një parti politike(Organizata Balli Kombëtar Demokrat) e ka njoftuar KQZ-në se nuk do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025