Guri ngacmon Pecin për pushimet: Janë me kalu kohë me familje, e këta i kanë punësu krejt nëpër ministri

Paris Guri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Faton Pecit, pasi që ky i fundit ka thënë se nuk i ka problem pushimet verore dhe se ai do të jetë i pranishëm në seancat të cilat po vazhdojnë të mbahen. Guri në reagimin e tij ka thënë se Peci nuk e ka…

Lajme

17/06/2025 12:22

Paris Guri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Faton Pecit, pasi që ky i fundit ka thënë se nuk i ka problem pushimet verore dhe se ai do të jetë i pranishëm në seancat të cilat po vazhdojnë të mbahen.

Guri në reagimin e tij ka thënë se Peci nuk e ka këtë problem pasi që sipas tij, në pushime shkohet për të kaluar kohë me familje, ndërsa siç ka thënë deputeti i LDK-së, ‘‘këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kane qaty ne vend të punës’’.

“A e dini pse?

Se në pushime zakonisht shkohet me kalu kohë me familje – e këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kane qaty ne vend të punës.

Plus, janë msu me do hotele të shtrenjta kur shkojnë në udhëtime zyrtare. Aty, tybe, s’shkojnë me punu – shkojnë me pushu.

Kështu që të kuptoj, Faton”, ka shkruar Guri.