KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë rikthehet në kapacitet maksimal

Pas disa ditësh sfiduese për shkak të problemeve teknike në kanalin Ibër-Lepenc, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se fabrika në Shkabaj ka rifilluar trajtimin e ujit, pasi turbullira është larguar gradualisht nga kanali. Sipas KRU “Prishtina”, aktualisht, furnizimi është rikthyer në kapacitet maksimal nga të tri impiantet: Albanik, Badoc dhe tashmë edhe Shkabaj.…

Lajme

16/06/2025 23:27

Pas disa ditësh sfiduese për shkak të problemeve teknike në kanalin Ibër-Lepenc, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se fabrika në Shkabaj ka rifilluar trajtimin e ujit, pasi turbullira është larguar gradualisht nga kanali.

Sipas KRU “Prishtina”, aktualisht, furnizimi është rikthyer në kapacitet maksimal nga të tri impiantet: Albanik, Badoc dhe tashmë edhe Shkabaj.

Megjithatë, për shkak të kërkesës së lartë për ujë, disa zona të kryeqytetit – përfshirë Mati 1, rrugën “Ndue Përleshi”, rr. “Sokol Sopi”, lagjen City Home, rr. “Bahri Ademi” dhe pjesë të tjera përreth – po përballen ende me mungesë të stabilitetit në furnizim.

Kompania thotë se situata pritet të përmirësohet gradualisht gjatë natës dhe orëve të mëngjesit, me qëllim që të gjithë konsumatorët të furnizohen në mënyrë të rregullt.