“Ka bombë në aeroport”, avioni i nisur për në Indi kthehet pas në Frankfurt

Një fluturim i kompanisë ajrore gjermane, Lufthansa, nga Frankfurti për në Hyderabad të Indisë, u detyrua të kthehej në Gjermani pas një “kërcënimi me bombë”. Zyrtarët konfirmuan sot se kërcënimi mbërriti në e-mail e aeroportit të Hyderabad rreth orës 6:01 të pasdites të shtunën. “U formua një komitet vlerësimi i kërcënimit me bombë dhe u…

Lajme

16/06/2025 13:28

Një fluturim i kompanisë ajrore gjermane, Lufthansa, nga Frankfurti për në Hyderabad të Indisë, u detyrua të kthehej në Gjermani pas një “kërcënimi me bombë”. Zyrtarët konfirmuan sot se kërcënimi mbërriti në e-mail e aeroportit të Hyderabad rreth orës 6:01 të pasdites të shtunën.

“U formua një komitet vlerësimi i kërcënimit me bombë dhe u ndoqën të gjitha procedurat sipas SOP-së”, tha një burim zyrtar për ANI.

Fluturimi LH752 i Lufthansa-s ishte nisur nga Frankfurti dhe ishte planifikuar të ulej në Hyderabad herët të dielën në mëngjes. Megjithatë, pasi morën kërcënimin, autoritetet vendosën të mos lejonin që avioni të hynte në hapësirën ajrore indiane.

Një zyrtar nga aeroporti i Hyderabad i tha ANI-t se avioni u kthye në Gjermani sepse kërcënimi erdhi teksa ishte ende jashtë Indisë.

“Ne nuk morëm leje për tu ulur në Hyderabad dhe kjo është arsyeja pse avioni bëri një kthesë U dhe u kthye. Për shkak të kujdesit, fluturimi LH752 i Lufthansës nga Frankfurti për në Hyderabad u kthye në pikën e nisjes pasi autoritetet u njoftuan për një kërcënim me bombë të postuar në mediat sociale. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia më e lartë e Lufthansës. Pasagjerëve të prekur iu ofrua akomodim në Frankfurt dhe do të vazhdojnë udhëtimin e tyre për në Hyderabad sot”, tha një zëdhënës i Lufthansës.

Autoritetet kanë nisur një hetim mbi kërcënimin. Ky është incidenti i dytë i tillë në ditët e fundit. Më 13 qershor, një fluturim i Air India nga Phuket për në Delhi mori një kërcënim me bombë dhe iu desh të bënte një ulje emergjente në Tajlandë.