Kurti për deputetët: Ata që vijnë në Kuvend, por bojkotojnë duke mos votuar nuk e di pse vijnë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Shtimës, meqë rast zgjodhi që të deklarohet edhe shkurtimisht për situatën politike në vend. Kurti nga Shtima akuzoi deputetët e partive të tjera politike për bojkotimin e votimit drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës. “ Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që…

Lajme

16/06/2025 09:51

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Shtimës, meqë rast zgjodhi që të deklarohet edhe shkurtimisht për situatën politike në vend.

Kurti nga Shtima akuzoi deputetët e partive të tjera politike për bojkotimin e votimit drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“ Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë duke mos votuar nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, tha Kurti.

Ky deklarim i Kurtit erdhi pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me bllokun e krijuar në Kuvend./Lajmi.net/