Mbi 16 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës organizimi i zgjedhjeve lokale

16 milionë e 126 mijë e 364 euro, kaq do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës organizimi i zgjedhjeve lokale. KQZ sot e ka aprovuar buxhetin për organizimin e zgjedhjeve lokale, shkruan lajmi.net Nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar, KQZ do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në vlerën 6,468,412 euro. Sipas të dhënave…

Lajme

13/06/2025 16:04

16 milionë e 126 mijë e 364 euro, kaq do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës organizimi i zgjedhjeve lokale.

KQZ sot e ka aprovuar buxhetin për organizimin e zgjedhjeve lokale, shkruan lajmi.net

Nga buxheti i përgjithshëm i planifikuar, KQZ do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në vlerën 6,468,412 euro.

Sipas të dhënave nga KQZ, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve planifikohen për trupat zgjedhore që do të angazhohen këto zgjedhje, siç janë komisionerët dhe stafi tjetër. Vetëm për të mbuluar shpenzimet e kësaj kategorie, janë planifikuar mbi 7 milion euro.

Në këtë planifikim buxhetor është paraparë edhe kostoja për të mbuluar shpenzimet për votuesit jashtë vendit, pasi duke filluar nga këto zgjedhje, KQZ do t’iu dërgojë pakon me fletëvotime të gjithë shtetasve që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës./lajmi.net/