Gjestit në koncert fansat i japin dhuratë për Egli Takon

Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme pas aventurës në Big Brother VIP Albania 4. Si fitues ai po vazhdon të marrë vëmendje të madhe e të jetë shumë i komentuar. I njëjti në një performancë të fundit mori një dhuratë nga fansat që ishte për Egli Takon. “Do t’ia jap. Faleminderit shumë”,…

ShowBiz

25/05/2025 16:07

Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme pas aventurës në Big Brother VIP Albania 4.

Si fitues ai po vazhdon të marrë vëmendje të madhe e të jetë shumë i komentuar.

I njëjti në një performancë të fundit mori një dhuratë nga fansat që ishte për Egli Takon.

“Do t’ia jap. Faleminderit shumë”, ka qenë përgjigja e artistit pejan.

Ai më pas performoi disa nga këngët e tij më të famshme që i janë shndërruar në hite.

Gjesti vlen të ceket se u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Pak ditë më parë në një intervistë theksoi se është me Eglin, por që janë shumë të zënë me angazhime profesionale.