Kryeziu-Hyseni pas përfundimit të seancës: Opozita po i kontribuon kësaj bllokade, propozimi për kryetar të Kuvendit është e drejt e VV-së
Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni është deklaruar për media pasi dështoi për herë të 21-të konstituimi i Kuvendit. Kryeziu-Hyseni ka akuzuar opozitën për bllokadë të Kuvendit, shkruan lajmi.net “Edhe sot e pamë veprimin e radhës, absurditetin e radhës nga partitë opozitare në Kuvend, ku nuk morën fare pjesë në votim. E kemi parë se gjithmonë…

Lajme
Deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni është deklaruar për media pasi dështoi për herë të 21-të konstituimi i Kuvendit.
Kryeziu-Hyseni ka akuzuar opozitën për bllokadë të Kuvendit, shkruan lajmi.net
“Edhe sot e pamë veprimin e radhës, absurditetin e radhës nga partitë opozitare në Kuvend, ku nuk morën fare pjesë në votim. E kemi parë se gjithmonë i kanë arsyetimet e njëjta. Ne siç kemi qenë në fillim jemi edhe tash, të gatshëm që t’i përgjigjemi kërkesës për votim, duke votuar pro formimit të këtij komisioni, pasi mendojmë se është shumë e rëndësishme të dalim nga kjo bllokadë. E kemi parë që s’ka pasur reflektim nga partitë opozitare, që po vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre të njëjtë për mos marrje fare pjesë në votim, kjo nuk përkon as me atë që thuhet në aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë këta deputetë të partive opozitare që vazhdojnë të kontribuojnë në vazhdimin e kësaj bllokade.”, tha fillimisht ajo.
Tutje, deputetja e VV-së u shpreh se i takon partisë fituese propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe jo partive opozitare.
“Kjo është e drejtë ekskluzive e VV-së, ne nuk mund të funksionojmë me këto lloje kërkesash të partive opozitare. Unë nuk mendoj që nuk është tek emri që po e propozon VV. Ne nuk mund të futemi në këto llojë kërkesash të partive opozitare sepse jemi subjekti që ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit dhe e kemi të drejtën ekskluzive për të propozuar emrin e kandidatit që ne brenda organizatës dakordohemi që të jetë ky kandidat, që në këtë rast është znj.Haxhiu.”, tha ajo./lajmi.net/