“Kush më kritikon ia…” – Gazetari i RTK-së pretendon se Përparim Rama e shau me nënë
Gazetari i RTK-së, Besart Galica me anë të një postimi ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka sharë me nënë atë. Në postimin e tij, Galica tregoi se ngjarja ka ndodhur para 3-4 ditësh në oborrin e kryeministrisë, shkruan lajmi.net Siç shkruan në postim, Galica thotë se i ishte drajtuar Ramës “Po…

Lajme
Gazetari i RTK-së, Besart Galica me anë të një postimi ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka sharë me nënë atë.
Në postimin e tij, Galica tregoi se ngjarja ka ndodhur para 3-4 ditësh në oborrin e kryeministrisë, shkruan lajmi.net
Siç shkruan në postim, Galica thotë se i ishte drajtuar Ramës “Po duhet me të kritiku prej mëngjesit për mospunë”, kurse kësaj Rama pretendohet se i ishte përgjigjur: “Kush më kritikon ia q* nanën”.
Galica, që është edhe redaktor në televizionin publik, thotë se ka edhe dëshmitarë për këtë rast.
Postimi i plotë:
Po dua të ua tregoj një rast që me më pas thanë dikush nuk i kisha besu!
Para 3-4 ditësh, në oborrin e kryeministrisë, isha me një koleg, dhe e takuam kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama.
Pas përshëndetjeve si respekte, i thashë: Po duhet me të kritiku prej mëngjesit për mos punë!
Tha: Kush më kritikon ia @i nanën!
Dmth nuk mbrrijta me besu çfarë sjellje prej rrugaqi.
E të shamen, po ja ktheva bash qysh e lypi!
(Në këtë ngjarje veç kolegut tim, është dëshmitare edhe një tjetër kolege e imja në RTK)./lajmi.net/
.