Policia për aksidentin tek “Kroi i Mbretit: Dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Në aksident të përfshira janë tri automjete , njofton lajmi.net Për këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka dhënë detaje mbi…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Në aksident të përfshira janë tri automjete , njofton lajmi.net
Për këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka dhënë detaje mbi rastin.
“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje.”, tha ai./lajmi.net/