NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia

NISMA Socialdemokrate, ka njoftuar se nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se në këtë kuvend do të zgjidhet kryetari i partisë, këshilli kombëtar si dhe kryesia. Po ashtu, nga NISMA është bërë e ditur se kuvendi do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, në…

Lajme

24/05/2025 16:25

NISMA Socialdemokrate, ka njoftuar se nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor.

Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se në këtë kuvend do të zgjidhet kryetari i partisë, këshilli kombëtar si dhe kryesia.

Po ashtu, nga NISMA është bërë e ditur se kuvendi do të mbahet në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e ‘’Hotel Emerald’’.