“Ai është një vëlla i mirë”, presidenti Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi. Në këtë takim emocional, Trumpi shprehu vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me…

Bota

24/05/2025 15:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi.

Në këtë takim emocional, Trumpi shprehu vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me rrota. Presidenti amerikan theksoi se djali përbën frymëzim për shumëkënd.

Në një moment prekës, Trumpi i dhuroi atij një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim i këtij takimi të paharrueshëm në zemër të Uashingtonit.

“Mos e humb këtë, shok”, u shpreh presidenti duke i buzëqeshur djalit, i cili e pranoi dhuratën me emocion.

Në video dëgjohet edhe Trump tek thotë se ”ai është një vëlla i mirë”.

Në fillim, nëna e familjes prezantoi edhe vajzën e saj, Ellën, e cila e përqafoi vëllain dhe konfirmoi dashurinë për të: “Po, e dua shumë. Ai është më i miri”.

YouTube player