Nisin punimet në Stadiumin e Gjilanit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, vizituan sot Gjilanin, me rastin e fillimit të punimeve në Stadiumin e Qytetit. Aty u mirëpritën nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni. Duke parë nga afër nisjen e punimeve nga operatori ekonomik, kryeministri…

Lajme

23/05/2025 22:09

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, vizituan sot Gjilanin, me rastin e fillimit të punimeve në Stadiumin e Qytetit.

Aty u mirëpritën nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Duke parë nga afër nisjen e punimeve nga operatori ekonomik, kryeministri Kurti tha se ky është lajm i mirë për Komunën e Gjilanit, për dy klubet futbollistike të qytetit, Gjilani dhe Drita, për tifozët, dhe për të gjithë sportdashësit.

Punimet të cilat kanë filluar sot, parashihen që të finalizohen brenda dy viteve. Vlera e projekti është afër 12.8 milionë. Stadiumi do të ketë kapacitet prej 8750 ulëse.

Me këtë rast, kryeministri Kurti i uroi dhe përgëzoi qytetarët për fillimin e punimeve për ndërtimin dhe funksionalizimin e Stadiumit të Gjilanit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, të pranishëm ishin edhe përfaqësuese të KF Drita dhe KF Gjilani, si dhe kolegë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.