Miftaraj për deklarata e Duda Balje: Qeverisje tipike ‘made in Albin Kurti’, çka nuk blihet me pare, blihet me më shumë pare

Sot deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje në një prononcim për media ka thënë ka pasur kontakte nga persona nga Maqedonia e Veriut për ta bindur që ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Balje tha se për votën e saj i ishte ofruar pozita e profesoreshës në Maqedoni të Veriut, shkruan lajmi.net Në lidhje…

Lajme

23/05/2025 12:10

Sot deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje në një prononcim për media ka thënë ka pasur kontakte nga persona nga Maqedonia e Veriut për ta bindur që ta votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Balje tha se për votën e saj i ishte ofruar pozita e profesoreshës në Maqedoni të Veriut, shkruan lajmi.net

Në lidhje me këto deklarime ka reaguar drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Ai tha se kjo është qeverisje tipike “Made in Albin Kurti”.

“Çka nuk blehet me pak pare blehët me më shumë pare”, shkroi ndër të tjera Miftaraj.

Postimi i plotë:

Deputetja Duda Balje konfirmon se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.
Qeverisje e bazuar në parime dhe pazare politike.
Qeverisje tipike made in Albin Kurti. Gjithçka ka çmim. Çka nuk blehet me pak pare blehet me më shumë pare./lajmi.net/