Çitaku: Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit, PDK e gatshme çdo moment që të hap rrugë

Sot ishte hera e 20-të që dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. VV përsëri provoi që të vendos votimin e fshehtë, por që nuk u përkrah nga opozita, shkruan lajmi.net Pas dështimit të 20-të, para mediave foli deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila prononcimin për media e filloi me pyetjen për gazetarët “ Pash…

Lajme

23/05/2025 11:29

Sot ishte hera e 20-të që dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

VV përsëri provoi që të vendos votimin e fshehtë, por që nuk u përkrah nga opozita, shkruan lajmi.net

Pas dështimit të 20-të, para mediave foli deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila prononcimin për media e filloi me pyetjen për gazetarët “ Pash Zotin a jeni lodhë ju”.

Tutje, ajo tha se PDK vazhdon të jetë konstruktive dhe se Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Kurtit.

“PDK vazhdon të jetë konstruktive. Jemi të gatshëm në çdo moment të hapim rrugë, kemi ofruar alternativa tona, mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneqësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje.”, tha Çitaku./lajmi.net/