Deputetja e Nismës e “lartëson” Limajn: S’kemi kërkuar të jemi pjesë e qeverisë, por ai do t’ia kthente dinjitetin Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se s’kanë kërkuar që të jenë pjesë e Qeverisë. Por, ajo tha se shefi i saj i partisë, Fatmir Limaj do të ishte kryeparlamentari që do t’ia “kthente dinjitetin” Kuvendit të Kosovës. “S’kemi kërkuar të jemi pjesë e qeverisë. Kjo është një e vërtetë. Për këtë do të…

Lajme
Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se s’kanë kërkuar që të jenë pjesë e Qeverisë.
Por, ajo tha se shefi i saj i partisë, Fatmir Limaj do të ishte kryeparlamentari që do t’ia “kthente dinjitetin” Kuvendit të Kosovës.
“S’kemi kërkuar të jemi pjesë e qeverisë. Kjo është një e vërtetë. Për këtë do të keni rastin ta dëgjoni Limajn në debate televizive”.
“Limaj meriton mbështetje e deputetëve për të qenë kryeparlamentar. Kuvendit do t’i kthehet dinjiteti”.
E pyetur për takimet me Vetëvendosjen, ajo tha se “jemi në një situatë apo në vazhdë të takimeve që mund të ndodhë për këtë çështje”.
Ndërkaq, për deklarimin e Ramush Haradinajt të AAK-së që nuk e mbështet Limajn për kryeparlamentar ajo tha: “Është tepër joserioze në situata kur ke ndonjë inat. Mund të ngutemi nganjëherë me deklarata. Në nguti apo hatërmbetje gjithmonë kanë dalë të dëmtuar. Duhet të kemi kujdes të shtuar në deklaratat tona politike. Limaj meriton të vlerësohet për konsistencën”.