Kaja Kallas shkon në Mitrovicë, viziton EULEX-in
Shefja e diplomacisë evropiane është duke qëndruar në Kosovë, pas një vizite që pati në Beograd ku edhe takoi krerët e shtetit atje. Kallas vizitën e saj në Kosovë sot e vazhdoi në Mitrovicë, pikërisht tek misioni i EULEX-it atje. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë nga vetë Kallas. Zyrtarja e…

Lajme
Shefja e diplomacisë evropiane është duke qëndruar në Kosovë, pas një vizite që pati në Beograd ku edhe takoi krerët e shtetit atje.
Kallas vizitën e saj në Kosovë sot e vazhdoi në Mitrovicë, pikërisht tek misioni i EULEX-it atje.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë nga vetë Kallas.
Zyrtarja e BE-së dje takoi krerët e partive politike në Kosovë, kurse në mbrëmje pati një darkë pune me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
Sipas qeverisë në këtë takim u diskutua për masat e BE-së ndaj Kosovës, situatën paszgjedhore si dhe çështje të tjera./Lajmi.net/