Kallas në Beograd pyetet për Asociacionin e masat ndaj Kosovës: Nuk e komentoj para se t’i adresoj shqetësimet në Kosovë

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallash nuk është përgjigjur në një pyetje që i është bërë në Beograd nga gazetarët, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe si dhe masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Kallas tha se nuk do të komentojë mbi këto çështje, pa i zhvilluar takimet në Kosovë. “Nga këtu do të…

Lajme

22/05/2025 15:35

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallash nuk është përgjigjur në një pyetje që i është bërë në Beograd nga gazetarët, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe si dhe masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.

Kallas tha se nuk do të komentojë mbi këto çështje, pa i zhvilluar takimet në Kosovë.

“Nga këtu do të udhëtojmë për në Kosovë, nuk do të komentoj rreth kësaj para se të diskutoj edhe atje dhe t’i adresoj të gjitha shqetësimet që kemi me ata. Kështu që, këtë do ta bëj atje”, deklaroi Kallas.

Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian do të qëndrojë sot pasdite në Prishtinë.

Kallas pritet që të mbajë takime me liderët e partive politike në vend, kurse më vonë do të mbajë edhe një konferencë për media.

Gjithashtu parashihet që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të ketë një darkë pune me të./Lajmi.net/