Autobusë të linjave ndërkombëtare pa kontrolle teknike, policia i gjobitë

Merrnin rrugë për vende të ndryshme të Evropës, por disa autobusë të këtyre linjave, Policia e Kosovës i ka gjetur se nuk i kishin kontrollet teknike, që është obligim ligjor që ta bëjnë çdo gjashtë muaj për çka edhe u janë shqiptuar gjoba personave juridik e personave fizik. Ky kontroll sipas policisë u bë në…

Lajme

22/05/2025 14:50

Merrnin rrugë për vende të ndryshme të Evropës, por disa autobusë të këtyre linjave, Policia e Kosovës i ka gjetur se nuk i kishin kontrollet teknike, që është obligim ligjor që ta bëjnë çdo gjashtë muaj për çka edhe u janë shqiptuar gjoba personave juridik e personave fizik.

Ky kontroll sipas policisë u bë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të tyre për garantimin e sigurisë në trafikun rrugor.

“Gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalur disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor, ky një obligim ligjor i përcaktuar me Ligjin për Automjetet nr. 05/L-132 në Republikën e Kosovës. Si rezultat, Njësite Policore të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Gjilan kanë shqiptuar pesë (5) gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë (5) gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve) të përfshirë në këtë veprimtari, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë apel operatorëve të transportit publik të udhëtarëve, veçanërisht ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, që të respektojnë me përpikëri obligimet ligjore për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të përgjegjshëm në rrugë.