“Mezi pas 20 vitesh e nxorëm në opozitë” – Kurti thotë se PDK duhet të qëndroj në opozitë, është kundër një qeverie tranzicionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka komentuar për propozimin e LDK-së për Qeveri tranzicionale e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike në një Qeveri. Ai ka thënë se është kundër një Qeverie të tillë, dhe se PDK nuk duhet të jetë në Qeveri, shkruan lajmi.net. “Nuk jam për qeveri tranzicionale, që e…

Lajme

20/05/2025 20:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka komentuar për propozimin e LDK-së për Qeveri tranzicionale e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike në një Qeveri.

Ai ka thënë se është kundër një Qeverie të tillë, dhe se PDK nuk duhet të jetë në Qeveri, shkruan lajmi.net.

“Nuk jam për qeveri tranzicionale, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që edhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë, mezi pas 20 vitesh e nxorëm në opozitë. Unë nuk e di pse gjithë ky zell i disa të atyre që janë në opozitë e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, tha Kurti në RTK.

“Nuk na duhet PDK-ja”, tha ai.