“Në shenjë solidariteti…”- Osmanit i vjen një përkrahje e “fuqishme” pasi u kërcënua, deputetja Reshitaj i shkon në takim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Pas këtij kërcënimi për jetë, presidentja Osmani ka marr një përkrahje të ‘fuqishme’, shkruan lajmi.net Sot, në presidencë, ka zbarkuar deputetja e koalicionit VV-Guxo, Albena Reshitaj. Përmes një postimi, ajo tha se i ka shprehur përkrahjen e solidaritetin presidentes pas…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.
Pas këtij kërcënimi për jetë, presidentja Osmani ka marr një përkrahje të ‘fuqishme’, shkruan lajmi.net
Sot, në presidencë, ka zbarkuar deputetja e koalicionit VV-Guxo, Albena Reshitaj. Përmes një postimi, ajo tha se i ka shprehur përkrahjen e solidaritetin presidentes pas rastit të kërcënimit.
“Roli i Presidencës është simbol i unitetit dhe forcës së popullit, andaj çdo kërcënim ndaj saj përbën një kërcënim ndaj vetë shoqërisë sonë dhe dinjitetit shtetëror.”, tha Reshitaj ndër të tjera në postimin e saj, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Pas kërcënimit të fundit ndaj Presidentes së vendit, sot, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje u takova me të për t’i shprehur përkrahjen time të sinqertë. Këto akte nuk duhet të na lëkundin, por përkundrazi, të na forcojnë edhe më shumë në misionin tonë për drejtësi dhe barazi.
Roli i Presidencës është simbol i unitetit dhe forcës së popullit, andaj çdo kërcënim ndaj saj përbën një kërcënim ndaj vetë shoqërisë sonë dhe dinjitetit shtetëror.
Këto sulme janë të papranueshme e aq më shumë kur janë të drejtuara dhe të përsëritura ndaj një gruaje që udhëheq me guxim, duke përfaqësuar jo vetëm institucionin më të lartë, por edhe vlerat demokratike dhe barazinë gjinore.
Institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë dhe me vendosmëri që këto veprime të mos përsëriten më kurrë. Nuk guxojmë të lejojmë që frika të mbjellë pasiguri në zemrën e Republikës sonë.
Qëndroj e vendosur, si përfaqësuese e popullit, në mbrojtje të demokracisë, të grave në udhëheqje, dhe të çdo zëri që ngrihet për një Kosovë më të drejtë, më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë.