Ministria e Mbrojtjes hap së shpejti konkurs për pranimin e kadetëve të rinj, Maqedonci bën thirrje t’i bashkohen FSK-së
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se së shpejti do shpallet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj. Në lidhej me këtë konkurs, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ftuar të rinjtë e interesuar që të aplikojnë. Duhet përkujtuar që Forca e Sigurisë së Kosovës vitin që lamë pas ishte tejet e komentuar si…

Lajme
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se së shpejti do shpallet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj.
Në lidhej me këtë konkurs, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ftuar të rinjtë e interesuar që të aplikojnë.
Duhet përkujtuar që Forca e Sigurisë së Kosovës vitin që lamë pas ishte tejet e komentuar si shkak i raportimeve që lidheshin me ushqyerjen dhe largimin e të rinjve nga kjo forcë ushtarake.
Pavarësisht kësaj, ministri Maqedonci vazhdimisht ka bërë thirrje për t’iu bashkuar FSK-së e për t’i shërbyer atdheut./Lajmi.net/