Vehbi Kajtazi reagon pas kërcënimit të Vjosa Osmanit: Qe çka është kërcënimi, këso marr qindra brenda muajit dhe nuk bëj filma
Dje nga Presidenca u konfirmua se Presidentja Vjosa Osmani, u kërcënua me jetë nga një person me e-mailin [email protected], teksa sot lidhur me këtë ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, duke publikuar një kërcënim të kohëve të fundit që ka marrë ai në Facebook. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kajtazi tha u…

Lajme
Dje nga Presidenca u konfirmua se Presidentja Vjosa Osmani, u kërcënua me jetë nga një person me e-mailin [email protected], teksa sot lidhur me këtë ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, duke publikuar një kërcënim të kohëve të fundit që ka marrë ai në Facebook.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kajtazi tha u shpreh se vetëm ata të cilët tregojnë të vërtetën marrin kërcënime të tilla, ndonse sipas tij nuk bëjnë “filma”, pasi nuk ecin me njësi speciale e as vetura të blinduara.
Tutje Kajtazi u shpreh se lidhur me këtë çështje duhet të merren masa ose të durohet, pasi siç thotë ai kjo është gjuha e urrjejtes e udhëhequr nga deputeti Albin Kurti.
“Ne qe themi te verteten, kesi kercenimesh marrim me qindra brenda muajit, e nuk bejme filma, ndonese nuk ecim me njesi speciale e as vetura te blinduara sikurse ju dhe deputeti, Albin Kurti. Sidoqofte, kete gjuhe kercenuese e keni nxitur dhe kultivuar ju dhe deputeti Albin Kurti. Tashme eshte “normalizuar”. Durojeni, ose beni diçka per ta ndale gjuhen e urrejtjes se kultivuar ne kuzbinen e urrejtjes se udhehequr nga partneri juaj politik, Albin Kurti”, ka shkruar Kajtazi. /Lajmi.net/