Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet foshnja e posalindur- u braktis në afërsi të deponisë së mbeturinave
Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi sot në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Matiqan. Një foshnje e posalindur është gjetur sot në afërsi të një deponie mbeturinash në këtë anë. Foshnja në momentin që është gjetur raportohet të ketë qenë pa shenja jete. Tashmë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësitë përkatëse të hetimeve,…

Lajme
Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi sot në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Matiqan.
Një foshnje e posalindur është gjetur sot në afërsi të një deponie mbeturinash në këtë anë.
Foshnja në momentin që është gjetur raportohet të ketë qenë pa shenja jete.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe njësitë përkatëse të hetimeve, nga ku po po merren detaje dhe informacione shtesë në lidhje me rastin.
Sipas informacioneve të para foshnja u gjet pa shenja jete nga një person që po qarkullonte në këtë anë.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është konfirmuar rasti në fjalë, derisa u tha se po merren veprimet e nevojshëm për të zbardhur rastin se çfarë në fakt ka ndodhur.
Më poshtë keni pamje të siguruara nga lajmi.net ku është gjetur foshnja e pajetë./Lajmi.net/