U gjet ne qese të zezë një foshnjë në Matiqan, Prokuroria jep detaje
Një rast përveç se shumë i rëndë edhe i pazakonshëm ka ndodhur sot në Matiqan në Prishtinës. Siç është raportuar në media, në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnjë është gjetur brenda një qeseje të zezë afër një deponie mbeturinash. Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por nga Prokuroria Themelore në Prishtinë…

Lajme
Një rast përveç se shumë i rëndë edhe i pazakonshëm ka ndodhur sot në Matiqan në Prishtinës.
Siç është raportuar në media, në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnjë është gjetur brenda një qeseje të zezë afër një deponie mbeturinash.
Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për lajmi.net se rasti po hetohet.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual, është në ndërmarrjen e të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për këtë çështje”, ka thënë Prokuroria në Prishtinë.
Lajmi.net do të iu mbaj të informuar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/