Aksident me fatalitet në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19 vjeçare
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit. Një grua ka humbur jetën, derisa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë…

Lajme
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit.
Një grua ka humbur jetën, derisa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot më datë 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marrë informatë për një vetaksident në fshatin Pouskë, Prizren. Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga ata femër 19 vjeçare si pasoj e lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda (25 vjeçar), e tjetri( 27 vjeçar) lëndime të lehta trupore”, ka thënë Bytyqi.
Teksa tha se tashmë në vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar. /Lajmi.net/