Veteranët nisin të shpërndahen, Gucati: Trendafilova mund të jetë brenda, edhe pse informatën e kemi se s’është

Veteranë të shumtë të UÇK-së janë mbledhur sot para hotelit ku parashihej që kryetarja e Speciales, Ekaterina Tredanfilova të zhvillojë një takim dhe konferencë për media. Të njëjtit kanë kundërshtuar zëshëm ardhjen e saj në Kosovë, sidomos sot me datë 13 maj. Veteranët kanë brohoritur e kanë hedhur tym të zi, në mënyrë që të…

Lajme

13/05/2025 12:44

Veteranë të shumtë të UÇK-së janë mbledhur sot para hotelit ku parashihej që kryetarja e Speciales, Ekaterina Tredanfilova të zhvillojë një takim dhe konferencë për media.

Të njëjtit kanë kundërshtuar zëshëm ardhjen e saj në Kosovë, sidomos sot me datë 13 maj.

Veteranët kanë brohoritur e kanë hedhur tym të zi, në mënyrë që të mos mbahet kjo konferencë.

Pas kësaj, zyrtarët policorë kanë njoftuar se konferenca është anuluar.

Hysni Gucati nga OVL-UÇK më pas njoftoi të pranishmit se konferenca është anuluar, por aludoi se Trendafilova muind të jetë brenda pavarësisht se u është thënë se s’është aty.

“Ne s’kemi sen personale për të, por për punën dhe të metat e saj për Kosovën dhe vendin tonë. Ndoshta mund te jete brenda, por e ka anulu takimin dhe s’ka konference per shtyp. Tash informacioni ka ardhë se s’është brenda mund të jetë, por informacioni është se s’është brenda”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj veteranët nisën të shpërndaheshin nga aty./Lajmi.net/

Protesta e veteranëve- kryetarja e Speciales anulon takimin dhe konferencën