Sali Berisha pas EXIT-Pollit të Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar të gatshëm” ndërsa Exit Pollin “të pretenduar”

Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin e dytë me 54 mandate, teksa Haxhiu u shpreh edhe publikisht i bindur se këto zgjedhje i ka fituar PS. Berisha para gazetarëve, Exit Pollin e Haxhiut e quajti të prentenduar, ndërsa vetë…

Lajme

11/05/2025 21:13

Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin e dytë me 54 mandate, teksa Haxhiu u shpreh edhe publikisht i bindur se këto zgjedhje i ka fituar PS.

Berisha para gazetarëve, Exit Pollin e Haxhiut e quajti të prentenduar, ndërsa vetë gazetarin si gënjeshtar të gatshëm.

“Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi është gënjeshtar i gatshëm që s’bën asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll konveroi në poll memorandumin e kuqit”, tha Berisha, transmeton Express

“I them Edi Ramës se me pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejtë për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet, prandaj mos përdor gënjeshtar të gatshëm, papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave”, tha Berisha në një paraqitje para gazetarëve.

“Autori është gënjëshetari që është shumë i afërt me Edi Ramën që i shërbën në çdo çështje”, e tha edhe në anglisht Berisha, pasi iu kërkua përkthim nga gazetari i Reutersit.

“Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të Aleancës sonë”, u përgjigj ai, kur u pyet se kush i ka fituar zgjedhjet.

Ai shtoi se nuk flet me shifra, derisa të dalin rezultatet.

“Ai merr Batonin si gënjështar në gatishmëri, unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin”, u përgjigj Berisha kur u pyet për përqindjen e fitores.