Ramabaja për LDK-në: Nuk është e pavarur, kërkesa për qeveri tranzicioni është joreale

Analisti, Sadri Ramabaja ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas refuzimit të ftesës së Albin Kurtit për krijimin e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Në vend të kësaj, LDK propozoi formimin e një qeverie tranzicioni me pjesëmarrjen e të gjitha partive shqiptare në Kuvend deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ramabaja e…

Lajme

08/05/2025 22:56

Analisti, Sadri Ramabaja ka kritikuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pas refuzimit të ftesës së Albin Kurtit për krijimin e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në vend të kësaj, LDK propozoi formimin e një qeverie tranzicioni me pjesëmarrjen e të gjitha partive shqiptare në Kuvend deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Ramabaja e konsideroi këtë propozim si joreal dhe një dëshmi se LDK nuk është në gjendje të veprojë si subjekt politik i pavarur.

“LDK dëshmoi edhe një herë, praktikisht ajo nuk mundet me qenë e pavarur dhe nuk mund të vendos si e pavarur. Si një lloj sinjalizimi, përgjigja e LDK-së nuk kishte të bënte me realitetin politik, sepse të kërkosh në kushte pothuajse normale politike, një qeveri trancizoni, të cilat ndodhin pas luftërave, pas përmbysjeve revolucionare… PDK-ja po insiston të krijohet qeveri e opozitës, oshë e drejtë e saj, edhe mendoj që është qëndrimi më korrekt dhe më i duhur aktual”, ka thënë Ramabaja në Dukagjin.