“Në ndërgjegjen e secilit, ka më rëndë”, Kallas për Vuçiqin në Moskë: Shtetet anëtare kanë shumë pyetje

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian “nuk po e marrin lehtë” vizitën e presidentit serbe Aleksandar Vuçiq në Moskë për paradën e Ditës së Fitores. Kallas në një konferencë të përbashkët me kryediplomatin polak, Radoslaë Silkorski, u pyet për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë dhe nëse…

Lajme

08/05/2025 16:51

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian “nuk po e marrin lehtë” vizitën e presidentit serbe Aleksandar Vuçiq në Moskë për paradën e Ditës së Fitores.

Kallas në një konferencë të përbashkët me kryediplomatin polak, Radoslaë Silkorski, u pyet për shkuarjen e Vuçiqit në Moskë dhe nëse do të ketë kjo vizitë ndikim në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Epo, nga njëra anë pozitive, ushtria serbe nuk po merr pjesë në paradë. Dua të them, kjo do të kishte qenë një hap tjetër, [edhe më i rëndë]. Por, sigurisht, kjo mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që po shkojnë, realisht, krah për krah me Putinin, i cili po zhvillon një luftë tani. Jo në të kaluarën, por tani. Lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Prandaj, siç e kam thënë edhe më herët, shtetet anëtare nuk po e marrin lehtë këtë. Dhe kur diskutojmë për hapat e ardhshëm, shtetet anëtare kanë shumë pyetje. Kush është miku yt? Me kë po merresh realisht?”, tha Kallas.

Presidenti i Serbisë arriti në Moskë më 7 maj. Gjatë udhëtimit aeroplani i tij, sipas raportimeve të mediave serbe, u ndal u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit për shkak të luftimeve në Ukrainë.

Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet Vuçiqit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.