Nesër mbahet seanca e radhës – Edhe një mundësi për Albulena Haxhiun që të votohet për kryekuvendare
Nesër do të mbahet seanca 13-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, pas plot 12 dështimeve për të zgjedhur kryekuvendaren. Albulena Haxhiu do të jetë përsëri kandidate e VV-së për kryekuvendare, shkruan lajmi.net. Nga partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të kenë asnjëherë votë pro Albulena Haxhiut dhe zgjedhjes së saj për kryetare të Kuvendit.…

Lajme
Nesër do të mbahet seanca 13-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, pas plot 12 dështimeve për të zgjedhur kryekuvendaren.
Albulena Haxhiu do të jetë përsëri kandidate e VV-së për kryekuvendare, shkruan lajmi.net.
Nga partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të kenë asnjëherë votë pro Albulena Haxhiut dhe zgjedhjes së saj për kryetare të Kuvendit.
Në seancat e fundit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar krijimin e një komisioni për votim të fshehtë. Megjithatë, ashtu si kandidatura e Haxhiut, edhe ky propozim i Deharit është kundërshtuar nga partitë e tjera.
Seanca e 13-të e Kuvendit të Kosovës do të filloj nga ora 10:00.