Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini. Presidentja Osmani i ka uruar ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen…

Lajme

08/05/2025 15:26

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.

Presidentja Osmani i ka uruar ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e Osmanit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: