Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren. “Në manifestim është vërejtur një i ri 17-vjeçar me një bluzë…

Lajme

07/05/2025 20:50

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

“Në manifestim është vërejtur një i ri 17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në çirilice ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.