Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj
Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) do të organizojë një protestë më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Kjo sindikatë në këtë protestë kërkon ngritjen e pagave, themelimin e gjykatës së punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe çështje të tjera jetike për punëtorët. Protesta do…

Lajme
Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) do të organizojë një protestë më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Kjo sindikatë në këtë protestë kërkon ngritjen e pagave, themelimin e gjykatës së punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe çështje të tjera jetike për punëtorët.
Protesta do të mbahet të enjten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në njoftim, Sindikata e Re thotë se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “këtë punë nuk ka para që mund ta paguajë”.
“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës nesër mban konferencë për media. Konferenca do të trajtoj protestën e 1 majit, e cila ka në fokus ngritjen e pagave, themelimin e gjykatës së punës, respektimin e të drejtave të punës, zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe çështje të tjera jetike për punëtorët.