​Përparim Rama: Ministri Çeku flet të pavërteta sa herë që flet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se çdo fjalë e ministrit të kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku është e pavërtetë. Pas vazhdimit të punimeve në sheshin “George Bush” nga Komuna e Prishtinës, ka reaguar ministri i kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, duke kritikuar kryetarin e kryeqytetit për këtë vendim. Rama pas dështimit të seancës…

Lajme

29/04/2025 15:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se çdo fjalë e ministrit të kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku është e pavërtetë.

Pas vazhdimit të punimeve në sheshin “George Bush” nga Komuna e Prishtinës, ka reaguar ministri i kulturës në detyrë, Hajrulla Çeku, duke kritikuar kryetarin e kryeqytetit për këtë vendim.

Rama pas dështimit të seancës të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, tha për mediat se nuk ka parë se cka ka shkruar Çeku, duke theksuar se ai flet të pavërteta sa herë që flet apo prezanton diçka.

“Ministri në detyrë i kulturës flet të pavërteta sa herë që flet apo prezanton diçka, kështu që nuk i lexoj më, nuk e di se çka ka thënë”, tha Rama.

Çeku ka shkruar dje se nuk do të heqin dorë për asnjë çmim nga mbrojtja e ligjshmërisë; as nuk e kemi këtë të drejtë.

“Të gjitha provat për shkelje ligjore dhe keqpërdorim të buxhetit të shtetit nga komuna i kemi dorëzuar në institucionet e drejtësisë. Çdo vonesë për t’i adresuar këto shkelje do t’i kushtojë rëndë buxhetit e kryeqytetit. Për të gjithë propagandistët, dua të bëj një sqarim. Ligji parasheh që për investime brenda zonave të mbrojtura, duhet të merret edhe pëlqimi i autoriteteve të trashëgimisë kulturore. Këtij detyrimi ligjor i nënshtrohen të gjithë, edhe komunat e institucionet e tjera, përfshi vet Ministrinë e Kulturës për investimet e saj. Dhe një tjetër informacion për propagandistët. Kur komuna e Prishtinës e ka respektuar ligjin dhe procedurën, psh. në projektin e sallës koncertale, përveç që i është dhënë pëlqimi, si ministri kemi ndarë edhe dhjetë milionë euro buxhet si mbështetje për komunën. Gjithashtu, kemi një listë të gjatë investimesh qendrore në infrastrukturën kulturore e sportive të kryeqytetit në katër vitet e fundit, disa prej të cilave janë në pritje të ndarjes së tokës nga komuna, edhe një premtim i parealizuar nga kryetari. Ne jemi për zhvillimin e Prishtinës, ne duam dhe mbështesim projektet që e rrisin mirëqenien e qytetarit. E vetmja kërkesë e jona është të respektohen ligjet e procedurat. Pse duhet të jetë kaq e vështirë përmbushja e detyrimeve ligjore?”, ka shkruar ai.

Përndryshe, punimet në shesh ishin ndërprerë nga inspektorët e ministrisë, megjithatë, Komuna e Prishtinës insistoi dhe dje rinisën punimet në rregullimin e asaj pjese