Gjithçka është gati në Vatikan për varrimin e Papa Françeskut

Vatikani do të mirëpresë 200 mijë njerëz nesër në funeralin e Papa Françeskut, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë mbretërorë, presidentë dhe krerë të shteteve. Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan në radhë për tre ditë për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër.…

Bota

25/04/2025 23:41

Vatikani do të mirëpresë 200 mijë njerëz nesër në funeralin e Papa Françeskut, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë mbretërorë, presidentë dhe krerë të shteteve.

Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan në radhë për tre ditë për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër.

Për këtë arsye, si qeveria italiane ashtu edhe Vatikani kanë nisur një plan gjithëpërfshirës sigurie.

Më shumë se 2 mijë oficerë policie janë vendosur, së bashku me një sistem anti-drone dhe një zonë ndalim-fluturimi 24-orëshe mbi Romë, e cila tashmë është vendosur.

Avionët luftarakë janë në gatishmëri dhe njësitë speciale snajperësh të policisë janë vendosur në çatitë e ndërtesave përgjatë “Via della Conciliazione”, rruga që çon në sheshin e Shën Pjetrit.

Parkimi është i ndaluar dhe pikat e kontrollit janë ngritur me ndihmën e qindra vullnetarëve për të filtruar turmat që mbërrijnë në këmbë.