Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka ofruar një ministri kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt. Lekaj tha se përveç një ministrie, Kurti i ka ofruar Limajt edhe zëvendësministra, por jo kryeparlamentarin. “100 për qind Kurti ia ka ofruar një ministri Limajt, zëvendësministra, por jo…

Lajme

25/04/2025 21:34

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka ofruar një ministri kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt.

Lekaj tha se përveç një ministrie, Kurti i ka ofruar Limajt edhe zëvendësministra, por jo kryeparlamentarin.

“100 për qind Kurti ia ka ofruar një ministri Limajt, zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin. Kryeparlamentarin nuk ia jep sepse është paranoik dhe thotë ‘me u bë ky Kryeparlamentar, ma marrin edhe Parlamentin edhe Qeverinë dhe shkoj në shtëpi’”, tha Lekaj në “DPT te Fidani”.

Tutje, ai u shpreh se nëse Limaj, nuk shkon me Kurtin, s’i mbetet opsion tjetër përpos që të shkojë me opozitën.