Aksident trafiku mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident mes një motoçiklete dhe veture ka ndodhur këtë të premte në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Si pasojë, është lënduar ngasësi i motoçikletës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes…

Lajme
Një aksident mes një motoçiklete dhe veture ka ndodhur këtë të premte në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.
Si pasojë, është lënduar ngasësi i motoçikletës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ajo.