Raportimet për mungesë të barnave në Klinikën e Onkologjisë, ShSKUK: Furnizimi me barna në këtë klinikë është mbi 90%, kishte mungesë në fillim të vitit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për mungesa të barnave në Klinikën e Onkologjisë. ShSKUK, përmes një komunikate publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë trajtohen mbi 200 pacientë, ndërsa në disa ditë arrin edhe në 240. Sipas njoftimit të tyre, ndër barnat më të përdorura…

Lajme

22/04/2025 16:23

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për mungesa të barnave në Klinikën e Onkologjisë.

ShSKUK, përmes një komunikate publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë trajtohen mbi 200 pacientë, ndërsa në disa ditë arrin edhe në 240.

Sipas njoftimit të tyre, ndër barnat më të përdorura dhe më të rëndësishme për këtë trajtim janë, Bevacizumab(e njohur edhe si Avastina) dhe Zoledronic Acid dhe nëë dy vitet e fundit, të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim me Bevacizumab e kanë marrë terapinë në mënyrë të rregullt, përveç një mungese të përkohshme prej disa ditësh në fillim të këtij viti.

ShSKUK ka njoftuar se edhe trajtimi me Acid Zoledronik është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, pa ndonjë pengesë apo ndërprerje.

“Aktualisht, furnizimi me barna në Klinikën e Onkologjisë është mbi 90% të mbulueshmërisë, duke përfshirë produktet esenciale për trajtim. Mungesat që ekzistojnë lidhen kryesisht me barna të paregjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë autorizim marketingu dhe për të cilat procedurat e furnizimit janë më të ndërlikuara. Barnat Bevacizumab(Avastinë) dhe Zoledronic Acid janë të disponueshme në Barnatoren Qendrore dhe në barnatoren klinike të Onkologjisë, dhe furnizimi i tyre mbikëqyret në vazhdimësi për të garantuar trajtim të rregullt për të gjithë pacientët në nevojë”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/