Policia e konfirmon gjuajtjen me armë në Pejë: Jemi në vendin e ngjarjes, po marrim informacionet

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para rreth një ore më parë në Pejë. Rasti ka ndodhur në hyrje të stacionit të autobusëve, ku dyshohet se ka ndodhur një tentativë vrasjeje. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se Policia ka dalë në vendin…

Lajme

22/04/2025 13:25

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para rreth një ore më parë në Pejë.

Rasti ka ndodhur në hyrje të stacionit të autobusëve, ku dyshohet se ka ndodhur një tentativë vrasjeje.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merret me grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

“Rreth orës 12:20, ka pasur te shtëna me armë zjarri në Pejë, njësit relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes dhe jemi në grumbullim të informacioneve lidhur me rasti”, tha Rugova për lajmi.net.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./Lajmi.net/