Krasniqi: Jemi krejt deputetë e s’dihet kush është opozitë, logjika e VV-së për shkelje të Kushtetutës nuk kalon në Kuvend
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se logjika e Vetëvendosjes për shkelje të Kushtetutës së Kosovës nuk kalon në Kuvend. Pas përfundimit të seancës konstituive, Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke e cilësuar situatën si të paprecedent dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Krasniqi ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se logjika e Vetëvendosjes për shkelje të Kushtetutës së Kosovës nuk kalon në Kuvend.
Pas përfundimit të seancës konstituive, Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke e cilësuar situatën si të paprecedent dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Krasniqi ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka miratuar ligje pa votat e opozitës dhe tani po tenton t’i interpretojë ato sipas interesit të saj politik. Krasniqi ka theksuar se logjika e Qeverisë për të lejuar që një person të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet është absurde dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese.
“Situata është e paprecedent, sepse vetë e kanë bërë ligjin pa votat tona. Është çështje e thjeshtë – logjika e tyre për të shkelur Kushtetutën nuk mund të kalojë në Kuvend. Kjo kohë ka kaluar, sepse për katër vite e kanë shkelur dhe është dashur t’i çonim në Gjykatën Kushtetuese. Me logjikën e Kurtit, atëherë edhe kryetarët e komunave që janë zgjedhur si deputetë do të duhej të bëheshin deputetë. Kurti le ta japë dorëheqjen – është shumë e thjeshtë – dhe mund të regjistrohet si deputet. Por nuk mund të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet. Vetë e kanë shkruar ligjin, dhe tani po tentojnë ta shkelin. Kjo është antikushtetuese.”
Përpos kësaj , Krasniqi është pyetur se si e komenton deklarimin e Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje e cila akuzoi opozitën se po e bllokon procesin, ai tha se në fakt sot nuk dihet se kush është opozitë e që sipas tij edhe për diellin e motin në Kosovë, ata akuzojnë opozitën.
Krasniqi tha se edhe gjatë pushtetit ku s’arrinin të kryenin punë, akuzonin opozitën.
“Sot jemi deputetë të barabartë, s’dihet ende kush është opozitë”./Lajmi.net/