“Alarm për luftë” në Evropë – rritet ndjeshëm kërkesa për bunkerë në Gjermani

Ndërsa frika për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Evropë po rritet, në Gjermani është shtuar dukshëm kërkesa për bunkerë dhe strehimore të emergjencës, shkruan euronews. Një agjenci e specializuar në pasuri të paluajtshme që ofron bunkerë dhe objekte të mbrojtjes bërthamore thotë se interesi nga qytetarët gjermanë ka shpërthyer muajt e fundit. Peter…

Bota

11/04/2025 16:32

Ndërsa frika për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Evropë po rritet, në Gjermani është shtuar dukshëm kërkesa për bunkerë dhe strehimore të emergjencës, shkruan euronews.
Një agjenci e specializuar në pasuri të paluajtshme që ofron bunkerë dhe objekte të mbrojtjes bërthamore thotë se interesi nga qytetarët gjermanë ka shpërthyer muajt e fundit.

Peter Aurnhammer, drejtues i kompanisë German Bunker Makler, i tha Euronews se “kërkesa për objekte të mbrojtura ndaj shpërthimeve ka shënuar rritje shumë të ndjeshme”.

Klientët e tij janë të shpërndarë në të gjithë Gjermaninë dhe gjithnjë e më shumë qytetarë po instalojnë strehimore mbrojtëse pranë shtëpive të tyre.

Rritja e interesit vjen në një kohë kur qeveria gjermane po përgatitet për një potencial përballjeje ushtarake.

Vitin e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius deklaroi se “gjermanët duhet të jenë të përgatitur për luftë deri në vitin 2029”.

Si pjesë e kësaj përgatitjeje, shteti gjerman ka rritur ndjeshëm buxhetin për mbrojtjen dhe janë diskutuar madje edhe mundësitë që prodhuesit e makinave të përshtatin fabrikat e tyre për prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Ndryshimet politike gjatë vitit të fundit kanë ndikuar dukshëm në perceptimin e qytetarëve në Gjermani, duke i shtyrë shumë prej tyre të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar sigurinë personale dhe të familjes në rast të ndonjë konflikti të armatosur apo sulmi bërthamor.

“Këto zhvillime kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë – tashmë familjet po mendojnë për mbrojtje vetjake,” thuhet në deklaratën e kompanisë German Bunker Makler.