Arrestohet një person në Pejë iu sekuestrua një pushkë gjuetie
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё dje rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё dje rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe nga i njëjti janё sekuestruar:
-njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe
-nёntё (9) fishekё kal.12 mm
Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, është liruar nё procedurë të rregullt. /Lajmi.net/