Kontrollohet shtëpia e të dyshuarit në Malishevë sekuestrohen disa armë

Policia e Kosovës ka kryer dje një kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek një person i dyshimtë ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë. Me këtë rast i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti raportohet të ketë ndodhur në Shkozë të Malishevës. “Fsh. Shkozë, Malishevë…

Lajme

20/03/2025 09:13

Policia e Kosovës ka kryer dje një kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek një person i dyshimtë ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë.

Me këtë rast i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Shkozë të Malishevës.

“Fsh. Shkozë, Malishevë 19.03.2025 – 09:00. Policia ka zbatuar një urdhëresë të gjykatës për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit K/Shqiptar ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 10 fishekë, një armë automatike e modifikuar me 17 fishekë, uniformë ushtarake, maskë etj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/