Djali i Kadri Veselit për homazhe në Burojë- përshëndetet me familjarët e Thaçit
Në sallën sportive “Ilaz Kodra” në Burojë të Skenderajt sot janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Familja Thaçi ka hapur dyert për të gjithë ata që shprehin ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babai të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në mesin e familjarëve të cilët po presin…

Lajme
Në sallën sportive “Ilaz Kodra” në Burojë të Skenderajt sot janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Familja Thaçi ka hapur dyert për të gjithë ata që shprehin ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babai të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në mesin e familjarëve të cilët po presin për ngushëllime sot i pranishëm nuk është vetë ish-presidenti Thaçi, të cilit Specialja ia pamundësoi ardhjen për ceremoninë e varrimit të babait.
E për t’u shprehur ngushëllime dhe për të shkruar në Librin e Zizë sot aty u pa edhe djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli -bashkë me disa familjarë të tjerë.
Ai është parë shumë i afërt me familjen Thaçi, të cilëve edhe u shprehu ngushëllime.
Dje nga Haga ngushëllime shprehën edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të cilët po vazhdojnë që bashkë me Thaçin të mbahen në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor të Speciales./Lajmi.net/